Chelsea mund Palace dhe rrëmben vendin e dytë në renditje (VIDEO

Chelsea ka marrë fitoren e radhës në kampionatin anglez pasi ka mundur me rezultatin 3-1 Crystal Palace në “Stamford Bridge”. Një sukses ky që i ka dhuruar skuadrës së Maurizio Sarri-t vendin e dytë në renditjen e Premier League.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32-të të takimit nga Morata, i cili nuk shënonte në dy ndeshje radhazi në kampionat që nga nëntori i 2017-ës.. Palace barazoi përkohësisht takimin në minutën e 53-të me Toënsend, i cili ka shënuar tre gola në Premier kundër “Bluve”, më shumë se ndaj çdo ekipi tjetër në kampionat.

Lëvizja që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 64-t, kur Sarri ka aktivizuar Hazard në vend të Willian, me belgun që ka shpërblyer besimin e italianit një minutë më pas, kur ka dhënë asistin për golin e dytë të vendasve, që ka pasur përsëri për autor spanjollin Morata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pedro siguroi fitoren për Blutë e Londrës me një gol të shënuar 20 minuta nga fundi pas një pasimi të Marcos Alonso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?