FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cikalleshi nuk do të vazhdojë me Akhisar

Sokol Cikalleshi do të rikthehet te Istambul Basaksehir përkohësisht për të mësuar të ardhmen e tij. Bomberi shqiptar që gjatë pjesës së dytë të sezonit u huazua te Akhisar Belediyespor, nuk do ta vazhdojë aventurën te kjo skuadër. Pavarësisht tentativave të presidentit të Akhisar, Hussein Com për ta mbajtur sulmuesin në skuadrën e tij, mesa duket bisedimet me klubin kryeqytetas kanë dështuar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke që konfirmojnë mbylljen e bashkëpunimit mes Cikalleshit dhe Akhisarit.

Në këtë mënyrë, klubi që siguroi mbijetesën mes më të mirëve të Turqisë edhe falë kontributit të lojtarit shqiptar, ka nisur kërkimet për të afruar një sulmues tjetër, shkruan supersport. Në këtë mënyrë, 26-vjeçari shqiptar që në 14 ndeshje shënoi 7 gola, do të bashkohet me Istambul. Gjatë ditëve të ardhshme, klubi kryeqytetas do të vendosë për të ardhmen e tij, por nuk përjashtohet mundësia që bomberit nga Kavaja t’i jepet një mundësi për të synuar vendin në formacionin e parë të Istambul Basaksehir që e mbylli sezonin e fundit në vendin e dytë të klasifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?