City bën gati 52 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit
Mbrojtësi i majtë i Juventus-it, Alex Sandro, prej kohësh është nën objektivin e skuadrave të mëdha si Manchester City dhe United. Menaxherët e “qytetarëve” shkuan në stadiumin e rivalëve për të parë 27-vjeçarin në aksion, teksa humbën 0-1 në takimin kundër Juventus.
Duke qenë se raportet e fundit mediatike tregojnë se Juventus-i është i fiksuar për një akord me Marcelo-n nga Real Madrid, mund të jetë një lëvizje e mundshme edhe për Sandro-n që të largohet nga klubi italian për 50 milion paund në Janar.
Sandro është nën kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2020, ndërkohë që është një nga lojtarët më të vlerësuar që nga largimi nga Porto në vitin 2015. Guardiola është gati ëpr të ofruar 52 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin, por do të jetë e vështirë që bardhezinjtë të pranojnë, pasi kërkojnë një shifër më të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

