City fiton ndaj West Ham dhe i bashkohet Chelsea-t në krye të renditjes (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore të vështirë 2-1 ndaj West Hamit në “Etihad Stadium”, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea.

Skuadra e Pep Guardiolës vuajti jo pak për të zhbllokuar ndeshjen dhe gjeti avantazhin në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan. Në minutën e 90-të ishte mesfushori brazilian Fernandinho që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e dytë

Në krahun tjetër ekipi i West Ham shënoi golin e vetëm me Lanzinin, pak sekonda para vërshëllimës finale. Në sfidën tjetër këtë pasdite, Brentford mposhti Evertonin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa përballja mes Burnleyt dhe Tottenhamit nuk u luajt për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?