CNN/ A ka ekip që mund ta ndalë Juven në Champions League?

Në gjysmën e rrugës së fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, të gjitha të dhënat tregojnë se Juventusi mund t’i japë fund pritjes prej 23 vitesh për të fituar Championsin për të herë të tretë, teksa finalja do të luhet në vitin 2019 në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Juventusi është një nga tre ekipet – së bashku me Barcelonën dhe Borussia Dortmund – këtë sezon me një rekord prej 100% fitoresh. Nuk mund të harrojmë katalansti dhe Lionel Messit, apo ekipin prej miliarda eurosh të City-it të Guardiolës. Mbrojtja e ekipit spanjoll ka treguar dobësi në La Liga, pasi në 9 ndeshje, kanë humbur një, kanë barazuar 3, duke pësuar 11 gola. City ndërkohë ka treguar jo pak dobësi në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Liverpooli është mundur nga Napoli. Dobësia në mbrojtje është një arsye ë shumë për të besuar se Juventus është ekipi kryesor që do të pretendojë për të fitur trofeun. Të udhëhequr nga Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, Juventus mund Manchester United, ndërkohë që Mourinho nuk i kurseu komplimentat për ta. Në vitet e fundit është përfolur shumë në kompeticionet ndërkombëtare, se italianët mbrohen dhe sulmojnë kundërsharët me kundërsulm. Por jo, Juventus zhvilloi një lojë fantastike në “Old Trafford”.

Transferimi i Bonuccit thuajse shtoi një mesfushor më shumë, ndërkohë që në krahun e djathtë, performanca e pazakontë e Joao Cancelos, ka tretar se ai është më shumë se një mbrojtës, duke luajtur gjithnjë në gjysmëfushën e United. Performanca e Juventusit ishte e shkëlqyer në nivelin kolektiv, duke shkëlqyer edhe në ndihmë të Cirstiano Ronaldos. Douglas Costa ishte thjeshtë një zëvendësues, duke treguar se kanë një ekip me një përbërje të aftë për të fituar Championsin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që duhet të shqetësojë 15 skuadrat e tjera për në fazën tjetër në Champions, është edhe fakti se Ronaldo ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions. Në 11 ndeshje me bardhezinjtë, ai ka shënuar 5 gola. Juventus ka nevojë vetëm për një pikë, për të siguruar kalimin për në fazën tjetër, ndërkohë që kanë shanse që ta mbyllin me 100 për qind fitore. Të gjitha faktet tregojnë deri më tani se Ronaldo mund të fitojë Championsin e katërt radhazi, dhe të gjashtin në karrierën e tij, në finalen e Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Shkrim i CNN/

Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?