Cordeiro “hero” për Kukësin ndaj Laçit, Luftëtari fundos Kastriotin (VIDEO)

William Cordeiro nderon Kukësin në transfertën e vështirë ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Anësori 25-vjeçar shënoi golin e vetëm të takimit pasi një mori një asist perfekt nga Shafik në minutën e 60-të dhe me cilësitë e një numri 9 fals realizoi golin që i vlejti 3 pikë skuadrës verilindore.

Për herë të parë në këtë sezon Luftëtari del nga zona e ftohtë e renditjes. Skuadra gjirokastrite mori një fitore me shumë peshë 0-2 në transfertë me Kastriotin, një kundërshtar direkt për mbijetesën. Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani befasoi krutanët në fillim të  pjesës së dytë me golin e Vasil Shkurtajt, pas krosimit të Rolovicit nga e djathta e sulmit.

Në fakt, Kastrioti zhvilloi një pjesë të mirë në “Redi Maloku”, ku iu afrua golit me Mziun, por reagimi i Ruçit ishte për t’u vlerësuar. Skuadra e Stavri Nicës, që në këtë debutim të tij me Kastriotin nuk ishte në stol për arsye pezullimi, tentoi të kthente ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk qe e aftë për të shkuar deri te goli, madje pësoi edhe të dytin në minutën e 83-të. Më këtë humbje duket se Kastrioti i minimizon shanset për mbijetesë, edhe pse deri në fund të sezonit ka shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?