FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo dhuron gjak për të shpëtuar jetë: Frymëzoni dhe të tjerët (Foto)

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo e ka dëshmuar disa herë vetën e tij në kauzat bamirëse. Pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, portugezi ka ndarë një pjesë nga trupi i tij për bamirësi.

Ronaldo dhuroi gjak si ndihmë për personat në nevojë.

“Motivim! E di se sa mund t’i ndihmojë kjo qese e plazmës njerëzit në nevojë. Ndani një foto duke dhuruar gjak dhe frymëzoni të tjerët të dhurojnë”, shkruan 32-vjeçari, teksa mbante në duar qesen që do ta dhuronte për bamirësi, shkruan tg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Ronaldo është njëri ndër futbollistët e vetëm që refuzon të bëjë tatuazhe, vetëm e vetëm për të dhuruar çdo vit gjak për ata që kanë nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

ronaldo2

Javë më parë, futbollisti dhuroi edhe paratë nga shitja e një “Topi të Artë” për familjet që janë prekur nga tërmeti.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?