Cristiano Ronaldo mbreti i ri i Instagramit, kalon edhe Selena Gomez
Cristiano Ronaldo në “majën e botës”. Nuk po flasim për ndonjë çmim individual, por ylli portugez për momentin është personazhi më i ndjekur në botë në Instagram.
Më herët vendi i parë është mbajtur nga Selena Gomez, por bukuroshja vendosi që të merrte pak pushim, për shkak të problemeve me shëndetin, gjë që i kushtoi edhe kurorën si “mbretëresha” e Instagramit.
Tashmë ky rrjet social ka një “mbret” të ri dhe ai është Cristiano Ronaldo. 33-vjeçari numëron 144,338, 650 ndjekës krahasuar me 144,321,029 të Gomez.
Duhet thënë se ndjekësin e CR7 patën një rritje të menjëhershme pas kalimit të tij te Juventus dhe postimi i datës 16 korrik me mbishkrimin “Forza Juve!” është fotoja më e pëlqyer e futbollistit.

KOHA JONË SONDAZH

