FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Crujf trembet nga Tirana, i kujton Makabit humbjen e Izraelit me Shqipërinë

Trajneri i Makabi Tel-Aviv, Jordi Crujf, ka bindjen se çështja e kualifikimit në turin tjetër të Ligës së Europës nuk është mbyllur, edhe pse ekipi i tij ka fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe ka statusin e favoritit përballë Tiranës.

Në konferencën e sotme për shtyp ai la të kuptohet se nuk nënvlerësonte ekipin që kishte përballë dhe se kishte përgatitur skuadrën për një lojë të fortë nga bardheblutë.

Mendoj se do të ishte jo korrekte ta interpretonim kështu. Fitorja 2-0 është në rregull për një rezultat në shtëpi, por mendoj se deri në minutën e fundit nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Kemi si shembull historinë e kohëve të fundit me kombëtaren e Izraelit kundër Shqipërisë. Nuk mendoj se jemi në pozicionin që të mendojmë se gjithçka ka mbaruar”, tha tekniku i skuadrës izraelite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?