FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çudira në Kuçovë, policia arreston sulmuesin gjatë ndeshjes

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës, teksa luhej ndeshja Naftëtari-Flamurtari, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, grupi B.

Në pjesën e dytë, vlonjatët udhëhiqnin me rezultatin 0-1 dhe tifozët e Naftëtarit nisën të kritikonin lojtarët e tyre për lojën e dobët.

Në tribunë ishte edhe babai një prej futbollistëve të ekipit të Kuçovës, i cili ishte edhe protagonisti i një ngjarje të acaruar. Fillimisht babai i sulmuesit Samuel Vrapi, kundërshtoi ofendimet ndaj të birit duke nisur të debatoi me një prej tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo pa të atin të konfliktohej sulmuesi Vrapi shkoi drejt tribunës duke kërcënuar tifozin, duke detyruar arbitrin t’i tregonte kartonin e kuq për të riun, me policinë që tentoi të qetësoi situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dalje të stadiumit, Vrapi priti tifozin të dalë dhe tentoi për ta goditur. Situata u parandalua nga efektivët e policisë, të cilët shoqëruan për në komisariat sulmuesin, të atin dhe tifozin e konfliktuar. Me dhjetë lojtarë dhe tensione në ekipin e Kuçovës, Flamurtari fitoi lehtësisht 0-3. /a2cnn

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?