FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: Ia dhuruam kualifikimin kundërshtarëve, tani synojmë Kupat e Europës

Laçi u detyrua t’i japë lamtumirën Kupës së Shqipërisë që në fazën e 1/8-ve, edhe pse fitoi 3-2 në ndeshjen e kthimit. Trajneri shkodran i kurbinasve, Armando Cungu nuk e fshehu dëshpërimin teksa deklaroi se skuadra ia dhuroi ndeshjen kundërshtarit, ashtu siç ka bërë edhe në disa takime të kampionatit.

“I hidhur është, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Ballsh, por kishim dëshirë për të përmbysur gjithçka. Bëmë shumë mirë që në fillim dhe arritëm të shënojmë, por duhet të kishim shënuar edhe 2-3 gola të tjerë në pjesën e parë. Reaguam mirë në pjesën e dytë, por në mënyrë të çuditshme gabuam në momentin e penalltisë, të cilën ia dhuruam kundërshtarit. Është një problem për ne, pasi u kemi dhuruar shpesh ndeshjen kundërshtarëve.

Ne mund të kishim pësuar edhe në fillim, por futbolli është i çuditshëm, pasi morëm gol në momentin më të mirë tonin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk e bëmë dhe më pas erdhi ajo penallti që nuk dua ta komentoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dihet që objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës dhe njëra nga rrugët për t’ia dalë ishte Kupa, por tani nuk është më . Në fundjavë kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin dhe duhet të jemi të përqendruar për të ecur sa më mirë në kampionat tashmë”, u shpreh Cungu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?