FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: Na ndëshkuan gabimet amatoreske, i lumtë kundërshtarëve që ndryshojnë gjyqtarët

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, u shfaq mjaft i zhgënjyer nga humbja me Flamurtarin. Ai duket i mërzitur pas disfatës me ekipin vlonjat. Shkodrani ka humbur kundër Partizanit, Skënderbeut dhe tashmë kundër Laçit, takimi kundër Tiranës mund të vendosë fatet e tij.

“Nuk ka vend për keqardhje, mund të gabohesh një herë e dy, kur vazhdon në vazhdimësi me gabime amatoreske. I dhurojmë golat kundërshtarëve që na vënë në presion. Kundërshtari erdhi për të shfrytëzuar shtatlartësinë e tyre, goditjet standarde. Kemi punuar gjatë javës, përsëri gabojmë. Edhe në golin e dytë ekipi humbi toruan e ekuilibrin, me pak forca mbrapa. Habitemi nga dëshira për të shënuar e nuk mbron e pëson. Në pjesën e dytë, kundërshtari kishte marrë masat në çdo aspekt, jo vetëm në fushën e lojës.

Kjo gjë ndodhi që në momentin kur pësuam të parin, ndryshuam vendosjen. Deshëm ta nisnim më të kujdesshëm nga mungesat, nuk mund ta nisnim me aventurë ndeshjen. Ia bëmë shumë të lehtë kundërshtarin, nuk kishim çfarë të pritshim më dhe kaluam në aventurë. Shkodra luajti i dëmtuar pas disa ndërhyrjeve, u bënë disa ndeshje që faulle nuk ka për ne e kartonë për kundërshtarët. Edhe Shafik që nuk ka tipare mbrojtëse e kthyem mbrapa. U detyruam. Shënuam shpejt, kishim raste të tjera por futbolli i tillë është. I lumtë kundërshtarëve, janë të aftë të ndryshojnë gjyqtarët e ndeshjeve dhe të vendosin ata të cilat kanë preferencë”, u shpreh Cungu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?