Da Silva firmos me Partizanin për 3 sezone

Partizani zyrtarizon edhe Alfred Mensah, i cili vjen në kryeqytet pas aventurës me Skënderbeun, ekip në të cilin u transferua në janarin e vitit 2020. 23-vjeçari ganez luan në majë të sulmit, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2025 me 16 herë kampionët e Shqipërisë.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Alfred Mensah. 23-vjeçari ka nënshkruar me klubin kontratën të vlefshme deri në vitin 2025.

Sulmuesi nga Gana do të jetë pjesë e të kuqve, pas dy sezoneve me Skënderbeun”, lexohet në postimin zyrtar të klubit të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mensah është përforcimi i tetë i Partizanit, që deri tani ka siguruar shërbimet e Engjëll Hotit, Bruno Telushit, Matei Cvetanoskit, Bekim Rexhepit, David Atanaskoskit, Joze Menich dhe Victor Da Silvës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?