“Dai Dai” mes legjendave të futbollit, Shakira publikon himnin zyrtar të Kupës së Botës 2026

Pas 16 vitesh nga suksesi i saj në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, Shakira do të jetë sërish protagoniste në një Kupë Bote. Artistja me famë ndërkombëtare ka publikuar këngën “Dai Dai” në bashkëpunim me Burna Boy, e cila është përzgjedhur si himni zyrtar i Botërorit 2026.

Kompeticioni më i madh i futbollit do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

“Dai Dai” sjell një atmosferë ritmike dhe festive, e ndërtuar për të bërë publikun të kërcejë. Kënga kombinon energjinë karakteristike të Shakirës me ritmet moderne të Burna Boy, duke krijuar një himn me frymë globale dhe motivuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksti i këngës fokusohet te uniteti, forca dhe rikthimi pas vështirësive, mesazhe që lidhen shpesh me emocionet e Kupës së Botës. Në vargjet e saj përmenden emra legjendarë të futbollit si Pele, Diego Maradona, Paolo Maldini, Romario, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Andres Iniesta, David Beckham, Kaka, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Mohamed Salah.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç rolit si himn i Botërorit, “Dai Dai” do të shërbejë edhe si kënga zyrtare e Fondit të FIFA-s për Arsimin Qytetar Global, një nismë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të mbështetur aksesin e fëmijëve në arsim dhe sport.

Ndër këngët e tjera që FIFA ka prezantuar për Kupën e Botës 2026 janë edhe bashkëpunimet e Jessie Reyez dhe Elyanna me “Illuminate”, si dhe “Por Ella” nga Los Angeles Azules dhe Belinda.

Shakira, Burna Boy - Dai Dai (Audio)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?