Daja: Arbitrat ta harrojnë se mund të bëjnë ç’të duan në Vlorë

Trajneri Ilir Daja u shfaq mjaft i nervozuar me gjykimin në sfidën mes Flamurtarit dhe Teutës, gjë që e tregoi edhe në intervistën e dhënë pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur nga loja, veçanërisht në pjesën e parë, ku kemi treguar një nivel mjaft të kënaqshëm. Mund të them se në pjesën e parë kemi bërë lojën më të mirë gjatë gjithë këtij sezoni. Në pjesën e dytë pastaj, kam vërejtje shumë të mëdha mbi arbitrimin, pasi kryesori kishte karton të verdhë për çdo faull tonin dhe kishte faull për Teutën, ndaj çdo ndërhyrjeje, qoftë kjo edhe e saktë.

Te rasti i penalltisë, pamjet ma konfirmuan atë që pashë në fushë, që nuk ishte aspak faull. Do ta analizojmë gjithsesi këtë takim dhe të gjejmë përgjegjësitë. Skuadra krijon dhe kjo më shpëton disi mua si trajner, por kam vërejtje edhe për disa analistë, që nuk kanë drejtuar fare në Superiore dhe vijnë e më gjykojnë”, deklaroi Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?