FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: E përfaqësuam denjësisht futbollin shqiptar, më vjen keq për rezultatin e Beogradit

Trajneri Ilir Daja vlerësoi aspektet pozitive të këtij edicioni, duke anashkaluar mungesën e kualifikimit. Tekniku i Skënderbeut u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë takim në veçanti, por edhe në gjithë edicionin në përgjithësi, ndërsa evidentoi faktin se korçarët nuk humbën asnjë takim në shtëpi.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren, edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?