FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja shpërthen pas eliminimit: Arbitri na mohoi një penallti, ishim dominues!

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja shpërtheu ndaj gjykimit pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë me penallti ndaj Laçit. Sipas tij një nga rastet në zonë të Çinarit duhet të akordohej 11-metërsh.

“Në Kupë i mendon të gjitha. Në pjesën e dytë, kemi bërë shumë mirë dhe u munduam ta fitonim ndeshjen. Natyrshëm që kishim ardhur për një kualifikim. Na mungoi fati në finalizime. Me këtë lojën që bëmë sot, treguam që edhe ndaj Laçit ishim në pjesën më të madhe dominues.

Keqardhje për eliminimin. Kjo lloj loje të jep garanci për vazhdimësinë. Unë nuk dua të merrem me arbitrin, e kam parë që në lojë që ishte penallti, mënyra se si e shtyn Çinarin mbrojtësi i Laçit është penallti. Janë edhe 2 situata të tjera që duhen parë. E dominuam totalisht lojën në pjesën e dytë”, u shpreh Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?