Daku nuk di të ndalet në Rusi, shënon sërish (VIDEO)

Mirlind Daku vijon të shkëlqejë në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në humbjen 3-1 të Rubin Kazan ndaj Spartakut të Moskës.

Vendasit realizuan me Bongonda, Zobnin dhe Martins, duke marrë triumfin e radhës. Në minutat e fundit të sfidës, Daku shfrytëzoi në maksimum një asist të Shabanhaxhaj, për të ngushtuar shifrat.

Për lojtarin kuqezi, ky është goli i nëntë në Rusi, në 27 ndeshje. 26-vjeçari ka dhuruar gjithashtu, edhe katër asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?