Dal Pino: Sistemi i futbollit pranë katastrofës ekonomike, duam dëmshpërblime
Presidenti i Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, ku është ndalur te problemet që po kalon futbolli italian.
“Kampionati po përballet me gjendjen më të vështirë të kaluar ndonjëherë që në periudhën e pas luftës. Mund të them se klubet janë shumë pranë një shkatërrimi ekonomiko-financiar. I kam shkruar edhe kryeministrit Conte, për t’i kujtuar rolin e futbollit si industri primare e argëtimit, por edhe markë në nivelin global.
Bota e futbollit nuk është ajo që tërheq më shumë vëmendjen e njerëzve, por edhe një burim punësimi për më tepër se 300 mijë persona. Unë mendoj se klubet duhen ndihmuar për të kompensuar dëmet e pësuara nga masat e qeverisë. Ministritë përkatëse duhet të punojnë bashkërisht për të gjetur rrugën e duhur për ta çuar përpara këtë sport.
Por më e rëndësishmja është që qeveria të kuptojë rolin e këtij sporti. Në Itali luan një rol të jashtëzakonshëm në aspektin social e ekonomik, ndërsa në botën jashtë është një mjet shumë i fortë komunikimi”, deklaroi kreu i Ligës.
KOHA JONË SONDAZH

