Dasëm ”Tironse” për nigerianin Emmanuel Egbo (FOTO)

Emmanuel Egbo, ish-portieri dhe tashmë pjesë e stafit të KF Tirana, zbuloi në “Wake Up” disa nga detajet e dasmës me partneren e tij filipinase, Fabia Egbo.

“Jemi njohur para 4 vitesh në kishë, pasi jemi besimtarë katolikë. Vinte shpesh me komunitetin filipinas atje. Kemi dy vite që jemi çift”, tha Egbo.
Ndërsa Fabia rrëfeu se në fillim nuk e mendonte që Emmanuel Egbo do të bëhej një ditë bashkëshorti i saj: “Kur e pashë në fillim, nuk mendoja se do të ishte burri i së ardhmes, por pas çdo të diele e njoha më mirë. E mendova disa herë propozimin e tij pasi unë jam shumë e qeshur dhe ai shumë serioz”.

Egbo tregoi se bëri një dasmë krejtësisht sipas traditës shqiptare: “Janë hedhur shumë lekë, pasi e kemi zakon edhe në Nigeri. E bëra dasmën sipas traditës shqiptare sepse i ngjan asaj nigeriane. Ishin rreth 170 të ftuar. Nuk bëmë aheng sepse e donim dasmën të thjeshtë, por i ramë borive kur morëm nusen. Vallja u mor me radhë, siç bëhet në Shqipëri. Kemi qëlluar edhe me armë. Gjysmën e jetës e kam kaluar këtu, me nënshtetësi jam shqiptar, kështu që nuk kisha si e bëja ndryshe dasmën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?