David Trezegue: “Refuzova Real Madrid kur Juventus ishte në krizë”

David Trezegue, në një intervistë të dhënë për “AS”, ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkaton: “Në periudhën e dytë të Capello-s, në 2006-ën, më ka kontaktuar Real Madrid. Juventus sapo kishte pësuar një krizë administrative, por unë refuzova. Ishin ata që nuk donin të largoheshin, si Del Piero, Buffon dhe unë. Duhet të falënderojmë disa vlera që na janë përcjellë”, ka thënë sulmuesi francez, shkruan telesport.

Kriza për të cilën flet ish-futbollisti është “Calciopoli”, skandali që u zbuluar në javët e fundit të sezonit 2005-06, që dërgoi klubin bardhezi në Serinë B. Mes “senatorëve” që vendosën të qëndronin te bardhezinjtë, përveç Del Piero-s dhe Buffon të përmendur nga francezi, kanë qenë edhe Pavel Nedved, Mauro Camoranesi, Gianluca Pessotto, Alessandro Birindelli dhe Giorgio Chiellini. Jo më kot këta janë edhe lojtarët më të dashur për tifozerinë bardhezi.

Ndërkohë, dy emrat më të rëndësishëm të atyre që vendosën të largoheshin janë: Zlatan Ibrahimovic (u transferua tek Inter), Fabio Cannavaro (u transferua te Real Madrid) dhe Patrick Vieira (u transferua tek Inter). Një zgjedhje kjo që nuk është harruar dhe nuk do të harrohet kurrë nga tifozët e “Zonjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?