De Biasi shkarkohet në Spanjë, kurse Ballist Morina në burg në Kroaci

Pas largimit nga kombëtarja shqiptare e futbollit De Biasi, mori udhën për në Spanjë. Kontraktoi me ekipin e La Ligas Alaves.  Por humbje pas humbje. Ekipi spanjoll Alaves ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Gianni de Biasi. Skuadra spanjolle, Deportivo Alaves ka shkarkuar nga posti i trajnerit italianin Gianni de Biasi, për shkak të rezultateve jo të mira. De Biasi mori drejtimin e Alaves me 22 shtator të këtij viti, por u shkarkua pas dy muajve dhe arsye për këtë ishte humbja e fundit nga Eibar 1:2.

“Klubi ka vendosur të shkëpus kontratën me trajnerin Gianni de Biasi, për shkak të rezultatev në ndeshjet e fundit. Për momentin, Javier Cabello është trajner i skuadrës së parë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Falënderojmë De Biasin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alavesit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Biasi njohje rritje vetëm në Shqipëri. Këtu punoi dhe pati edhe fat, duke e çuar kombëtaren shqiptare të futbollit në Europian. Por me shumë ishte dhe droni i Ballist Morinës i cili iu dha tre pikë të vlefshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi De Biasi dhe Ballist Morina ishin “trajnerët” e futbollit për në Europian. Tashmë De Biasi i shkarkuar dhe pa asnjë të ardhme në botën e futbollit, të paktën për momentin, kurse Ballist Morina në burg në Kroaci në pritje të ekstradimit për në Serbi për dronin dhe tre pikët që i dha me këtë akt Shqipërisë.

De Biasi arriti kulmin në Shqipëri. Siç duket tani fillon rënia, ndërsa Morina i dronit që ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, si dhe solli vendimin e gjykatës së futbollit të UEFA, duke i dhënë 3 pikë ekipit të Shqipërisë, ngrihet lart si njeri që shokoi Serbinë dhe ngriti moralin e kombit shqiptar. Ai në këtë përvjetor të Flamurit të Pavarësisë dergjet në burgjet kroate për flamurin e dikurshëm të trojeve shqiptare.

Mu në zemrën e Beogradit ai foli shqip, por dha edhe tre pikë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?