De Biasi: Shqipëria eksperienca më e bukur, FSHF më “dogji” Italinë

Pas eksperiencës së suksesshme me përfaqësuesen e Shqipërisë dhe dështimin në drejtimin e skuadrës së Alaves në La Liga spanjolle, trajneri Italian, Gianni De Biasi, i intervistuar nga redaksia e “Il Milanista”, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me kujtimin e tij për kuqezinjtë dhe atë arritje historike.

“Me siguri ishte një nga eksperiencat më të rëndësishme, ose më e rëndësishmja e jetës time profesionale dhe vërtetë kemi bërë diçka që në fillim askush nuk mundej as ta hipotezonte minimalisht. Të dërgoje atë skuadër në Euro 2016 në Francë. Besoj se ka lindur gjithçka mbi bazë të punës së kryer dhe nga dëshira për të çuditur, si një tipar i këtyre futbollistëve”.

Pankina e Italisë? Kur kombëtarja zgjodhi Ventura, unë kam qenë në listën e kandidatëve favoritë deri në momentin e fundit, për të zënë vendin në pankinë. Më pas gjërat shkuan në mënyrë tjetër. Pak për shkak se federata shqiptare nuk dëshironte të më lejonte, por pak edhe për shkak se u zgjodh Ventura. Mbërrita deri te kufiri, por pa e kaluar atë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Po përpiqem të gjej një zgjidhje që të më pëlqejë. Kam refuzuar disa oferta që më kanë mbërritur, mes të cilave kombëtaren e Armenisë. Të tjerat, edhe nga këtu në Itali, dhe nuk po i përmend për arsye respekti”, deklaroi De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?