FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biazi ikën nga Shqipëria për Kaljarin?

Disa javë më parë, në mediat italiane Xhani De Biazi u përmend si një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e Kaljarit. Sot, emri i trajnerit të Kombëtares shqiptare shfaqet sërish, madje si kandidaturë akoma më e fortë.

Humbja e djeshme 2-0 ndaj Empolit ka lëkundur seriozisht pozitat e teknikut aktual të sardëve, Masimo Rasteli. E ndërkohë që presidenti Xhulini ka marrë pak kohë për të vendosur, më mediat përtej Adriatikut kanë nisur të shfaqen emrat më të mundshëm për t’u ulur në krye të stolit kuqeblu.

Sipas “Calciomercato.com”, De Biazi është kandidati më i fortë, ndërsa emrat e tjerë që qarkullojnë janë edhe Edi Reja, Françesko Guidolin, Alberto Malezani, Domeniko Mandorlini dhe Andrea Stramaçoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?