De Bruyne: Do të isha arrogant nëse do të thoja se nuk synojmë fitimin e Kupës së Botës

Një nga futbollistët më të spikatur të Belgjikës në Kupën e Botës është padyshim Kevin de Bryne, i cili shënoi një super gol në fazën e 1/8-ve ndaj Brazilit, që vendosi shumë për kualifikimin e tyre. Në konfrencën për mediat para ndeshjes, ylli i “djajve të kuq” nuk e ka fshehur se synimi i tyre tashmë është të fitojnë Kupën e Botës.

“Kur e thoja më parë se do të shkojë në Rusi për të fituar, ndoshta dukesha arrogant. Ideja është që të mendojmë vetëm për të fituar dhe për të marrë maksimumin nga fusha e lojës. Është e vështirë për ta thënë nëse do të jetë një ndeshje e luftuar, por duhet të jemi të fokusuar në mbrojtje. Të dyja skuadrat i kanë mundësinë për të luajtur një futboll spektakolare në sulm, por gjëja më e rëndësishme do të jetë që të shënojmë për të fituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Martinez ka sjellë besim në këtë skuadër, teksa jemi një grup që kemi punuar së bashku prej 7 vitesh. Mbappe? Është një lojtar i madh, i cili do të jetë padyshim më i miri në 15 vitet e ardhshme në Spanjë, por shpresoj që të mos bëjë një paraqitje të mirë nesër”, deklaroi De Bruyne. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?