FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Del Piero, i vetmi që mund t’ia rikthejë identitetin Juventusit”

Kriza e Juventusit vijon të ndezë debat edhe mes ish-figurave historike të klubit bardhezi. Ish-mesfushori Alessio Tacchinardi, në një intervistë për “Tuttosport”, ka bërë thirrje që drejtuesi i grupit John Elkann të përfshijë Alessandro Del Piero në projektin e ri të Juventusit, duke e konsideruar figurë kyçe për rikthimin e identitetit të skuadrës.

Tacchinardi nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjet e fundit të ekipit, duke theksuar se Juventusi është dorëzuar pikërisht në fazën më vendimtare të sezonit.

“Pas ndeshjes me Veronën isha shumë i zhgënjyer. Kundër Lecce pashë pak reagim, pak gjallëri, por ndaj Fiorentinës nuk pashë asgjë. Juventusi u shemb pikërisht në momentin më të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-mesfushori bardhezi tha se e ka të vështirë të kuptojë rënien psikologjike të skuadrës, duke nënvizuar se përgatitja për ndeshje të tilla duhet të kishte prodhuar një reagim më të fortë nga lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në analizën e tij, Tacchinardi rikujtoi edhe deklaratat e ish-trajnerit Thiago Motta, i cili muaj më parë kishte folur për “turp” dhe kishte kërkuar falje publike pas rezultateve zhgënjyese: “Këto dinamika të Juventusit nuk janë transmetuar më. I vetmi që e bëri vërtet këtë ishte Antonio Conte”

Në fund, Tacchinardi veçoi figurën e Del Pieros si personin e vetëm që mund të ndikojë realisht në ndryshimin e atmosferës dhe mentalitetit në klub.

“Alex Del Piero është i vetmi që mund ta ndryshojë fatin e Juventusit. Nuk e di në çfarë roli, por vetëm prania dhe fjalët e tij me disa lojtarë do të sillnin ndryshim në sjellje. Ashtu si Paolo Maldini te Milani, ai do të sillte energji, entuziazëm dhe ndjenjë përkatësie”, përfundoi ish-mesfushori bardhezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?