FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dembele shpallet sërish lojtari më i mirë i Ligue 1, PSG dominon çmimet sezonale

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1 për të dytin vit radhazi. Ylli francez mori çmimin gjatë ceremonisë së zhvilluar të hënën në mbrëmje, duke i dhënë PSG-së triumfin e dhjetë radhazi në këtë kategori individuale.

Edhe pse sezonin e kaluar Dembélé ishte një nga protagonistët kryesorë në fitimin e titullit kampion nga PSG, duke realizuar 21 gola, këtë edicion ndikimi i tij ka qenë më i kufizuar për shkak të problemeve fizike. Sulmuesi ka qenë titullar vetëm në nëntë ndeshje kampionati, pasi është përballur me disa dëmtime gjatë sezonit.

Një tjetër futbollist i PSG-së, Désiré Doué, fitoi çmimin si lojtari i ri më i mirë i kampionatit, duke konfirmuar sezonin e shkëlqyer të talentit francez. Ndërkohë, trajneri Pierre Sage u vlerësua si tekniku më i mirë i Ligue 1, pasi arriti ta shndërrojë Lens në një skuadër pretendente serioze për titullin kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?