FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi nuk është serioz, Yildiz pritet të kthehet ndaj Interit

Fitorja e Juventusit ndaj Parmës u shoqërua me një notë shqetësimi sa i përket gjendjes fizike të Kenan Yildiz. Talenti turk u detyrua të kërkonte zëvendësim në pushimin e pjesës së parë, pasi rreth minutës së 40-të i kishte komunikuar trajnerit Luciano Spalletti se nuk ndihej plotësisht mirë me kofshën e majtë.

Ekzaminimet mjekësore të kryera pas ndeshjes kanë evidentuar një mbingarkesë në aduktorin e kofshës së majtë. Nuk bëhet fjalë për dëmtim muskulor, por situata do të monitorohet ditë pas dite, sidomos për shkak të një momenti shumë delikat të sezonit.

Juventusi është në garë të fortë për vendin e katërt, ka në prag çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe playoff-et e Champions League që nisin pas dy javësh. Për këtë arsye, stafi mjekësor dhe teknik do të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur rikthime të nxituara për të evituar rrezikun e rikthimit të dëmtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket kohës së rikthimit, Yildiz me shumë gjasa do të mungojë në sfidën e Kupës së Italisë kundër Atalantës, e programuar për të enjten më 5 shkurt. Ende mbetet një pikëpyetje prania e tij në ndeshjen e kampionatit ndaj Lazios të dielën më 8 shkurt, ndërsa nuk ka dyshime për aktivizimin e numrit 10 në Derbin e Italisë kundër Interit, që do të luhet të shtunën më 14 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ndalesa e vogël e Yildiz mund të hapë rrugën për Jeremie Boga. Sulmuesi i ardhur nga Nice pikërisht si alternativë e turkut mund të ketë menjëherë shansin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?