Dëmtohet Mkhitaryan, ja sa pritet që të mungojë mesfushori armen

Henrik Mkhitaryan e nis me dëmtim aventurën tek Interi. Mesfushori armen i Interit ka pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës së majtë.

Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka lajmëruar dëmtimin e mesfushorit. Në të thuhej se gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish pas disa ditësh.

Futbollisti armen me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Spezias. Për fatin e mirë të Inzaghit, mesfushori nuk ka asgjë serioze dhe do të rikthehet shpejt me ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?