FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dënimi i Skënderbeut, Gjici: Korça nuk e meritonte titullin!

Sezoni që pritet të nisë besohet se do të jetë akoma edhe më i ashpër. Në një intervistë për emisionin “Ora skaner”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka sulmuar Skënderbeun pasi ka thënë se ishte shumë i drejtë vendimi i Komisionit të Etikës për heqjen e titullit kampion.

“Është vendim i Etikës dhe ka të drejtën e vet. Nuk paragjykoj vendimet e komisioneve, por di të them vetëm që ka shkallë ankimi. Nëse ka prova dhe fakte për ekipe të tjera, është vendim i komisioneve për cilindo që ka shkelur rregullat që të përgjigjen në një moment.

Heqja e titullit? Fakti që ja kanë hequr titullin, do të thotë që s’e ka merituar atë titull. Nëse merr gjëra të pamerituara, do të vijë dita që të kthehen mbrapsht gjërat. U desh Kukësi që t’u tregojë ekipeve shqiptare që mund të kalohen turet në Europë. Në fillim ne, pastaj Skënderbeu që arriti në grupe. Sepse më parë, ekipet shkonin në tur të parë dhe ktheheshin në shtëpi”, u shpreh Gjici.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?