FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Der Spiegel” zbulon një tjetër skandal, UEFA fshehu dopingun e një futbollisti të njohur

“Der Spiegel” ka trazuar botën e futbollit duke nxjerrë disa fakte të panjohura më parë. Dokumentet investigative të njohura si “Football Leaks” kanë zbuluar ditën e djeshme një skandal për sa i përket marrëveshjeve të fshehta të UEFA-s me klubet e PSG-së dhe Manchester City-it.

Këto marrëveshje kishin si qëllim evitimin nga sanksionet e “Fair Play” financiar. Megjithatë, media gjermane parashikon se ka edhe një skandal tjetër. Bëhet fjalë për një futbollist të njohur, i cili ka dalë me doping, por përsëri UEFA e ka fshehur rezultatin.

Politika e institucionit më të lartë ne Europë është shprehur se do të ketë tolerance zero ndaj këtyre rasteve, por mesa duket nuk është kështu. Media gjermane thekson se futbollisti në fjalë ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?