FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deschamps: Jam krenar për këtë skuadër, por na mungon eksperienca

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është shfaqur në “qiellin e shtatë” pas fitores së skuadrës së tij ndaj Uruguait, ku siguroi edhe një biletë për në gjysmëfinale.

“Jemi mes katër kombëtareve më të mira në botë, jam krenar me këtë grup dhe që jam francez. Kemi arritur diçka të madhe ndaj Argjentinës, dhe e kemi arritur nivelin tonë. Edhe nëse nuk shkojmë në finale, nuk do të jetë një Botëror i dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi shumë krenar, dhe e kemi merituar. Na mungon ende eksperienca, është parë disa herë, por ky ekip është shumë bujar. Nuk ishte e thjeshtë që të ktheheshim në këtë formë pas ndeshjes me Argjentinën. Nuk kishte asnjë dëmtim, asnjë karton të verdhë, kjo është gjëja pozitive. Do të rikuperojmë edhe Blaise Matuidi”, ka thënë trajneri i Francës pas fitores 2-0. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?