FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deschamps paralajmëron Belgjikën: Ne kemi ndalur Messin … (VIDEO)

Koha fluturon, teksa gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës në Rusi mes Francës dhe Belgjikës po afron. Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, nuk ka frikë nga “djajtë e Kuq”, të cilët eliminuan Brazilin. Strategu i njohur beson se skuadra e tij do të arrijë që të frenojë yjet e ekipit të Martinez, ashtu siç bëri në fazën e 1/8-ve ndaj Messit.

“Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera. Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Shën Petërburg. “Belgjika nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, është një skuadër e fortë dhe me shumë talente. Personalisht e respektoj shumë këtë ekip. Ndaj Brazilit bënë një ndeshje të madhe, me një plan loje specifik, duke përforcuar mesfushën dhe mbyllur hapësirat dhe brazilianët nuk arritën të depërtonin. Ka shumë gjasa që këtë gjë të bëjnë edhe ndaj nesh, por jam i bindur se do të jemi gati”, deklaroi trajneri i transalpinëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?