Deshamp-Benzema, “lufta” vazhdon për një ‘like’ në foto
“Grupi vjen para gjithçkaje”. Vijojnë të mbeten të mbyllura dyert për sulmuesin Karim Benzema. Didië Deshamp, gjatë shpalljes së listës së lojtarëve të grumbulluar për takimet e ardhshme të kombëtares franceze, ka kritikuar ashpër sjelljen në rrjetet sociale të sulmuesit të Realit, i cili i kishte bërë një ‘like’ në Instagram një fotomontazhi ku driblonte pikërisht trajnerin e kombëtares së Francës.
Reperi francez Booba, kishte postuar në Instagram një fotomontazh të lëvizjes së bukur të Benzemasë kundër Atletiko Madridit dhe driblimin në vijën fundore me tre kundërshtarë: në foto ama, ishin fytyrat e lojtarëve të Atletikos të zëvendësuar nga ato të Deshampit, Zhirudit (në kombëtare në vend të Benzemasë) dhe ish-kryeministrit francez Valls (që kishte kritikuar qëndrimin e qendërsulmuesit). Në atë foto, mes shumë “likeve” ishte edhe ai i Benzemasë.
Në këtë mënyrë, replika e Deshampit nuk mungoi: “Është patetik. Sa i takon aspektit futbollistik, kombëtarja franceze është ndërtuar para Europianit të fundit, është konsoliduar si grup dhe arriti në finale, – tha tekniku. – Dhe do të vazhdojë të jetë kështu edhe tani në eliminatoret e Botërorit. Në një grup ka karakteristika për t’u respektuar: ekuilibër e harmoni”.
Franca do të luajë dy ndeshje miqësore, me 2 qershor ndaj Paraguajit dhe me 13 kundër Anglisë, ndërsa me 9 qershor do të sfidojë Suedinë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Rusisë.
KOHA JONË SONDAZH

