FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëshira e Ronaldos për Krishtlindje

Cristiano Ronaldo triumfoi ditën e djeshme në Paris për të pestën herë pasi mori trofeun më të rëndësishëm individual.

Ylli portugez mposhti dy kandidatët e tjerë, Lionel Messi-n dhe Neymar për “Topin e artë”. Sulmuesi i Real Madrid u shpreh i lumtur për këtë çmim të rëndësishëm ndërsa theksoi se dëshiron të fitoje edhe dy të tjerë.

Kur u pyet se çfarë do për Krishtlindje, 32-vjeçari tha me shaka: “ Një tjetër fëmijë… nuk është shaka, unë dua shtatë topa të artë dhe shtatë fëmijë”- tha Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe më parë ish-lojtari i Manchester United ka bërë një deklaratë të tillë. Muajin e kaluar me 12 nëntor erdhi në jetë vajza e tij, Alana Martina që ka me partneren e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo ka katër fëmijë, dy djem, Cristiano Junior dhe Mateo, binjaku i Evës dhe vajezën tjetër, Alana Martina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?