FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dështoi të kualifikojë ekipin në Botëror, trajneri jep dorëheqjen

Bruce Arena ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas dështimit të madh në fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2018.

Një humbje 2-1, e pësuar nga Trinidad Tobago, vendi 99-të në klasifikimin e FIFA-s, dhe fitorja e Panama ndaj Kosta Rikës solli eliminimin e SHBA pa pasur mundësinë e “play-off”.

Kjo ishte përvoja e dytë e Bruce Arena në krye të SHBA, pasi zëvendësoi Jurgen Klinsmann, i cili u shkarkua në nëntorin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një letre për shtyp, e publikuar edhe nga Federata Amerikane e Futbollit, mes të tjerave, Arena shkruante: “Ky është dëmtimi më i madh në historinë e futbollit të këtij vendi dhe tani të gjithë duhet të pyesim veten si ta përmirësojmë situatën. Unë nuk jam në gjendje ta rregulloj dëmin e bërë dhe e ndjej veten fajtor për këtë dështim. Kjo më shtyn të largohem. Federata duhet të nisë projekte të reja me njerëz të rinj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?