Dhuna në takimin Flamurtari-Partizani, si degradoi ndeshja

Takimi në Vlorë mes Flamurtarit dhe Partizanit nuk kaloi pa incidente. Tifozeritë e të dyja skuadrave u përplasën duke hedhur sende të forta ndaj njëra-tjetrës, ndërsa në një moment të caktuar u ndërpre dhe takimi, me gjyqtarin kryesor që kërkoi ndërhyrjen e dy kapitenëve për të qetësuar situatën.

Shishe uji dhe gurë u hodhën nga të dyja krahët, ndërkohë që në një moment tifozët e Partizanit shkulën edhe të gjithë stolat e tribunës ku ndodheshin, duke i hedhur ato drejt fushës.

Policia ishte e shumtë në numër, ndërsa pas ndërprejes për disa minuta të takimit, ndërhyrja dhe prania e tyre pranë tifozëve të Partizanit qetësoi disi situatën. Megjithatë, sharjet nuk munguan gjatë gjithë ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët e Partizanit u larguan nga ambjentet e stadiumit rreth 45 minuta pas përfundimit të ndeshjes, nën masa të rrepta sigurie, duke u vendosur tek autobusët që i kishin sjellë nga Tirana.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, edhe gjatë kësaj faze ata nuk i kursyen sharjet dhe sulmet me sende të forta ndaj gazetarëve të pranishëm, pasi nuk kishte prani të tifozëve.

Autobusët u shoqëruan nën masa të rrepta nga policia deri në dalje të qytetit të Vlorës, ndërkohë që një fishekzajar u hodh pranë tyre në momentin e daljes nga ambientet e stadiumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?