Diego Kosta bën gjithçka te Atletiko, gol dhe karton të kuq (VIDEO)

Atletiko Madrid ka fituar ndeshjen e javës së 18 ndaj skuadrës së Getafes. Skuadra e Diego Simeones ka triumfuar me rezultatin 2-0 në stadiumin “Uanda Metropolitano” në një duel ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Diego Kosta.

Korrea zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18 të pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë Diego Kosta shënoi edhe glin e dytë duke vulosur suksesin e radhës të ekipit të tij. Sulmuesi festoi në mënyrë të shfrenuar me tifozët dhe kjo i kushtoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 68, teksa kartonin e parë e mori vetëm 6 minuta më parë. Sulmuesi braziliano-spanjoll kishte shënuar edhe në Kupën e Mbretit në mesjavë, duke i bërë një nisje spektakolare aventurës së dytë me “Los Kolçoneros”.

Me këtë fitore Atletiko Madrid ngjitet në vendin e dytë me 39 pikë, 6 më pak se Barcelona, por me një ndeshje më shumë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?