Dikur kafshonte, Suarez tani ka një stil të ri për të tërbuar kundërshtarin

Luis Suarez përfundon sërish në qendër të polemikave. Uruguaiani nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, u bë përsëri protagonist për një gjest të keq në fushë.

Gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Chelsea, të cilën anglezët e fituan 1-0, Suarez ka humbur durimin me Antonio Rudiger. Në minutën e 79-të, të dy u përleshën.

Nëse në këtë moment nuk dukej qartë arsyeja e reagimit të furishëm të mbrojtësit blu, mediat kanë zbuluar misterin. Nga imazhet duket se ish-bomberi i Barcelonës e pickoi fort në kofshë Rudiger, duke sjellë reagimin e ashpër të këtij të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luis Suarez sneakily pinched Antonio Rudiger's thigh

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?