FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dinamo Zagreb eliminon Tottenhamin me tripletën e Orsic, Roma bën detyrën (VIDEO)

Dinamo Zagreb bën surprizën më të madhe të fazës së 1/8-ve në Europa League duke eliminuar një favorit si Tottenhami. Skuadra kroate triumfuan 3-0 pas 120 minutave, teksa koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-0 si ndeshja e parë.

Protagonisti i madh i mbrëmjes ishte Mislav Orsic, i cili shënoi plotë 3 gola, duke zhvilluar ndeshjen më të mitë në karrierë. Ai shënoi në minutën e 62-të dhe 82-të për ta dërguar sfidën në shtesë. Më pas në minutën e 106-të shënoi dhe golin e kualifikimit.

Roma, Arsenal dhe Granada ishin tre skuadrat e tjera çerekfinaliste të Europa League. Verdhekuqtë e Paulo Fonsecas fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj ish-skuadrës së trajnerit të tyre, Shakthar Donetsk brenda në Kiev me shifrat 1-2 duke avancuar më tej me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Olympiacos mundi 1-0 në ndeshjen e kthimit Arsenalin, por ekipi i Artetës avancoi për më tej falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Golin e vetëm për grekët e shënoi marokeni El Arabi në fillimin e pjesës së dytë. Edhe Granada u mposht në ndeshjen e kthimit nga Molde me shifrat 2-1 por preku çerekfinalet falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?