Disfata me Skënderbeun, Gega: Gabuam në momentet kyçe, kampionati ende i gjatë
Pas humbjes me Skënderbeun, çka i kushtoi dhe kreun e Superligës, trajneri i Partizanit, Skënder Gega deklaroi:
Skënderbeu shumë i fortë apo Partizani nuk ishte në nivel?
Skënderbeut nuk na vodhi gjë. Janë një ekip kampion. Unë besoj se loja kishte pjesët e mira tonat. Nuk mund të them se një ekip varet nga një rast. Por kishim raste të pastra. Goli i parë ishte mungesë vëmendje. Kështu është futbolli. Këto janë mangësi dhe është një ndeshje me një rival direkt. Jemi në vendin e dytë dhe kur kemi qenë në vendin e parë e kam thënë që kampionati është i gjatë.
Goli i Muzakës nga stoli?
Ishte një interpretim i mirë i tij dhe një mosvëmendje nga ana jonë. Ai e interpretoi shumë mirë gabimin tonë. Në momentin që iu dha shansi goditi dhe shënoi.
E nënvlerësuat Muzakën?
Edhe ai që fillon nga pjesa e dytë duhet të marrë të njëjtën vëmendje. Duhet të ishim të vendosur shumë mirë. Ishte një top i gjatë dhe na gjeti në gjumë. Ai e interpretoi shumë mirë. Ne ishim përgatitur për Muzakën në fillim, por nuk gabuam shumë. Nuk na hyri paniku. U munduam ta mbanim shumë lart Skënderbeun. U munduam me kundërsulme. I patëm mundësitë, por kështu funksionon futbolli. Është një plus për Skënderbeun të fusësh Muzakën në pjesë të dytë dhe ai e tregoi kualitetin e tij. Unë personalisht nuk e kisha detyrë të posaçme për Muzakën, ne ishim përgatitur për atë, por gjithsesi gjëra që ndodhi. Mbase edhe unë duhet të kisha insistuar. I tërhoqa vëmendjen Kalarit dhe Ibrahimit që të ishin të vëmendshëm. Një moment që nuk ishim të vëmendshëm na goditën.”-tha Gega për “Supersport”.
KOHA JONË SONDAZH

