FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disfata ndaj Barcelonës, Reali shkarkon Julen Lopetegui

Julen Lopetegui është shkarkuar zyrtarisht nga stoli i Realit të Madridit.

Disfata e turpshme 5-1 ndaj Barcelonës, duket se ka mbushur kupën e spanjollit, me Florentino Perez që nuk e ka menduar dy herë vendimin për ta shkarkuar. Lopetegui u emërua trajner i Realit, ndërsa ishte ende menaxher i Spanjës, pak ditë para se skuadra të luante takimin e parë në Kupën e Botës në Rusi.

Një eksperiencë që ka zgjatur me pak se katër muaj, duke kulmuar me humbjen në “El Clasico” mbrëmjen e së dielës. Pas 10 javësh kampionat, Reali i Lopetegui ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke qënë 10 pikë i distancuar nga kreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me largimin e Lopetegui, Perez ka detyrën e vështirë për të gjetur pasardhësin e tij, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ish-trajneri i Chelsea dhe Juventusit, Antonio Conte. Momentalisht skuadra ka kaluar në duart e teknikut Santiago Solari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?