Disiplina dënon Bathën dhe Torassa-n me 4 javë, u sollën keq në miqësore
Ende pa nisur sezoni i ri, Tirana dhe Bylisi janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore.
Nuk ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Kukësit Kudus Laval. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.
Këto vendime vijnë një ditë para se futbolli shqiptar të nisë aktivitetin me Kupën e Shqipërisë.
Vendimet e Disiplinës
- Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
KOHA JONË SONDAZH

