Doli i gjashti në Kampionatin Botëror, Calja: Theva 5 rekorde kombëtare …

Briken Calja ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, duke u renditur i gjashti në peshën 73 kg mes një rivaliteti të lartë. Menjëherë pas garës ai ka shkruar në faqet e tij në rrjetet sociale:

“Një paraqitje e kënaqshme dhe rezultat mjaft i mirë duke pasur parasysh gjendjen time fizike dhe konkurrencën e fortë në peshën deri në 73 kg. Një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike.

Falënderim i veçantë për doktorin më të mirë Gjeorgjian, Gio Tchintcharauli, falë të cilit u riktheva në garë përsëri për shkak të dëmtimit që kisha në kofshë. Gjithashtu faleminderit stafit tim për punën e palodhur, Sokolin & Geraldin. Falënderoj Cufo Fitness Center & Mojo Production dhe Federatën e Peshëngritjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha një falënderim të madh familjes sime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen! ”- është mbyllur kështu postimi i Briken Caljas pas fitores morale në këtë garë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?