FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëheqja e Starovës, Partizani rikthen “bobin” në krye të detyrës

Pas paraqitjes zhgënjyese dje në Gjirokastër kundër Luftatrit ku Partizani u mund me rezultatin e thellë 5-0 trajneri i të kuqve Sulejman Starova dha dorëheqjen. “Bobi” i cili kishte marrë drejtimin e klubit në javën e 10 të Superligës pas shkarkimit të Lulianos nuk e kapërdiu dot paraqitjen e futbollistëve të tij duke u tërhequr pas vetëm 6 ndeshjesh si numri 1 i pankinës.

Pavarësisht këtij fakti Sulejman Starova do të vijojë të jetë trajneri i Partizanit. Klubi kryeqytetas me një njoftim në rrjetet sociale lajmëron se nuk e ka parnuar dorëheqjen e teknikut dhe nesër ai do të drejtojë stërvitjen.

Postimi i FK Partizanit

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIM PER MEDIAT

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi informon se Sulejman Starova do të vijoj detyrën në drejtimin e skuadrës. Presidenti Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit Starova dhënë në përfundim të takimit ndaj Luftëtarit, duke rikonfirmuar sot teknikun në krye të ekipit. Një vendim i cili vjen në një moment , ku të gjithë në skuadër duhet të marrin secili përsipër përgjegjësitë për atë paraqitje aspak dinjitoze që ekipi dhuroi në Gjirokastër. Të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik ju është kërkuar të tregojnë në fushën e lojës vlerat morale dhe sportive për të mbrojtur me dinjitet ngjyrat e uniformës së nderuar të Partizanit. Nga dita e martë trajneri Starova do të nis përgatitjet me ekipin për takimin e fundit të vitit 2017 ndaj Vllaznisë, në program në 22 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?