FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dramatike/ Mundësi shqiptar thyen shtyllën kurrizore në duel, 17-vjeçari bie në gjendje kome

Kampionati i Ballkanik i të rinjve U-17 në mundje, që po zhvillohej në Slloveni, është shoqëruar nga një ngjarje e rëndë, ku për pasojë mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore.

Aktiviteti zhvillohej në Murksa Sobota, një qytet në Slloveni. Pasi ka fituar ndeshjen e parë, Frrokaj, i cili është kampion vendi dhe garon në kategorinë e 63 kg, stili greko-romak, po ndeshej me kundërshtarin e tij nga Moldavia për medalje të artë ose të argjendtë, kur në një ndërhyrje ka ndodhur një aksident i rëndë.

Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i kanë ardhur në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e kanë transportuar me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndihmë, Frrokajt i ka ardhur edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, si dhe diplomatë të tjerë. Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçarin që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?