Duka: Më vjen keq që Hysaj nuk luan në Kombëtare si te Napoli, Juvja do e fitojë ndeshjen në tavolinë
Armand Duka së fundmi si anëtar i UEFA-s dhe president i FSHF, ka folur së fundmi në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” në lidhje me shtyrjen e ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit. Numri një i futbollist shqiptar saktësoi se ndeshja do të fitohet nga bardhezinjtë 3-0. Kjo pasi është vetë rregullorja e UEFA-s që flet qartë dhe prerë se mjaftojnë 13 lojtarë negativ në një skuadër dhe duhet të zhvillojë me patjetër ndeshjen. Në të kundërt do të kishte një ngjeshje të kalendarit dhe kaos të krijuar në kampionat nëse takimet do të shtyheshin vetëm për dy të infektuar.
“Juventus-Napoli? Ne e kemi parë protokollin, UEFA flet qartë. Nëse një ekip ka të paktën 13 lojtarë negativ nga pandemia, duhet ta luajnë ndeshjen. Në të kundërt, ndeshja do të shtyhet nëse nuk janë 13 lojtarë të gatshëm.
Të shtunën në darkë duhej që të respektonin rregullat dhe të gjendeshin në stadium kundër Juventusit .Tanimë merret fitorja 3-0 në tavolinë për Juventusin. Hysaj? Ka luajtur dy ndeshje shumë të mira me Napolin, më vjen keq që nuk luan kështu edhe me Shqipërinë. Jo vërtet, ne presim shumë më tepër prej tij”, deklaroi Duka.
KOHA JONË SONDAZH

