Duka për “Forbes”: Si e ndërtuam “Wembley-in e Ballkanit”, trajnerët italianë më të mirët

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për për revistën “Forbes”. Ai u pyet në lidhje me “Air Albania” që konsiderohet si “Wembley” i Ballkanit. Numri një i futbollit shqiptar ka treguar disa nga vështirësitë e punës së tij në vitet e fundit dhe “fiksimin” për strategët italianë.

“Në 2012, qeveria shqiptare vendosi që stadiumin në Tiranë ta kalojë në pronësinë e Federatës. Në vitin 2015, kemi organizuar një konkurs pasi kishim dështuar më parë, për ndërtimin e stadiumit të ri. Aty vendosëm të bashkëpunojmë me ‘Albstar’, udhëheqësi i tregut të ndërtimeve në vendin tonë. Në 21 prill të 2016 nënshkruam kontratën dhe nisëm menjëherë ndërtimin e tij. Koha e ndërtimeve dhe inaugurimi në ndeshjen me Francën ishte me të vërtetë rekord. Ne si federatë kemi investuar rreth 10 milionë euro.

Arritja e madhe? Kualifikimi në ‘Euro 2016’ është arritja më e madhe sportive në historinë e futbollit shqiptar. Ky rezultat është i lidhur me një emër italian, trajnerin Gianni De Biasi dhe stafin e tij. Bënë një punë të shkëlqyer dhe arritën objektivin e madh. Sot kemi një trajner me shumë eksperiencë si Edoardo Reja, me mbi 1000 ndeshje në karrierë. Nën drejtimin e tij kemi pasur një proces gradual të rinovimit të grupit. 5-6 futbollistë kanë bërë debutimin në eliminatoret e fundit të Europianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mua shkolla italiane është më e mira në botë. Janë fantastik për disiplinën taktike që i japin skuadrës. Vëmendja që i kushtojnë çdo detaji  që çon ekipin drejt suksesit. Në eksperiencën time në krye të FSHF kam pasur edhe trajner kroat, gjerman, por nëse do të bëja një ballafaqim, do të zgjidhja gjithmonë italianët.

Ndryshimi nga 2002? FSHF atëherë ishte shumë e vogël, me një administrim modest dhe të ardhura të pakta. Kishim një sponsor prej 10 mijë eurosh dhe nuk kishim zyra. Falë bashkëpunimit me FIFA-n dhe UEFA-n ndërtuam një kompleks trajnimi në periferi të Tiranës. Kemi ndërtuar zyra të denja dhe organizojmë gara në të gjithë vendin dhe për të gjitha nivelet, ndërsa edhe Kombëtarja sot është rritur”, u shpreh Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?