Duka takon Ramën: Më premtoi se do të marrë në konsideratë propozimet tona!

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, bëri të ditur se ka zhvilluar një takim këtë të premte me kryeministrin Rama ku është diskutuar për bojkotin e futbollit. Duka u shpreh për gazetarët se kryeministri i ka premtuar atij se do të marrë në konsideratë propozimin e Ligës.

Gjithsesi ai nuk dha një datë se kur do të nisë futbolli në Shqipëri. “Kryeministri më ka premtuar se do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do të doja që futbolli të mos ishte ndërprerë, tani varet nga Liga nëse do të bindet”, tha Duka.

Kërkesat e klubeve:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Të ulet TVSH në masën 6%.
  2. Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
  3. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
  4. Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?