Duro: Tirana më ka dhënë shumë, por e mund me Kamzën

Klodian Duro do të vihet sot përballë Tiranës, një klub ku ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës dhe të cilin e kujton me shumë nostalgji, ndonëse nesër do të duhet ta mundë me Kamzën e tij.

“Pjesën më të madhe të karrierës time këtu e kam zhvilluar te Tirana. Janë plot 6 kampionate atje, se pjesën më të të madhe të karrierës time, në fakt, e kam zhvilluar jashtë Shqipërisë. I kam dhënë shumë Tiranës, por edhe kam marrë shumë prej saj. Jam në vendin e parë në historinë e Tiranës sa i përket lojtarëve që kanë veshur fanellën e kombëtares ndërsa luanin në atë klub.

Por tani Tiranën do ta pres si kundërshtar dhe dua ta mund. Do të jem shumë i kënaqur që Kamzën ta kthej te fitorja kundër saj”, u shpreh trajneri në konferencën e sotme për shtyp. Megjithatë, Kamza nuk vjen në këtë ndeshje në momentin më të mirë të saj, si pasojë e rezultateve jo shumë bindëse si dhe vendimit të klubit për të pezulluar disa lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk po kalojmë një periudhë si do të dëshironim, si ndodh në çdo klub profesionist futbolli. Klubi ynë ka rregullat e veta dhe klubi ka marrë masën e pezullimit të një pjese të futbollistëve. Në këtë moment e rëndësishme është të lëmë pas fjalët e hamendësimet dhe të jemi të gjithë bashkë për qëllimin kryesor, që është fitorja. Jam gjithmonë i qetë, sepse realisht klubi më ka qëndruar në krah dhe më ka mbështetur në çdo hap që kam hedhur. Por realisht, ndjehem unë i pari i zhgënjyer nga rezultate që unë i pari nuk i mendoja”,- deklaroi Duro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?